Gary Neville beson se Raphael Varane është lojtari që i duhej Manchester Unitedit.
Manchester Unitedi bëri paraqitje fantastike sezonin e kaluar, sidomos në Premierligë, por i mungonin disa detaje për të mbyllur sezonin me trofe.
Sipas Gary Nevillë, legjendës së “Djajve të Kuq”, i mungonin Raphael Varane dhe Jadon Sancho.
“Varane është fantastik. Të gjithë vitin e kaluar e kuptuan se Unitedit i duhet një partner për Harry Maguire dhe më në fund e kanë atë. Ai ka gjithçka, eksperiencë, kualitete, gjithçka”, tha Nevillë.
Sa i përket Sanchos, sipas Nevillë “është tipi i lojtarit që sezonin e kaluar i mungoi shumë në fazën ofensive”. /GE/
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?