Google ADS

Kabul, shpërthim i fuqishëm pranë ndërtesave qeveritare

23:45 | 3 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Të paktën gjashtë persona u plagosën sot në një shpërthim të fuqishëm që u pasua nga një të shtëna sporadike në qendër të Kabulit.

Shpërthimi ndodhi pranë “Zonës së Gjelbër” të fortifikuar, një zonë ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e huaja, thanë zyrtarët e policisë, raporton Reuters.

Një zyrtar i lartë i sigurisë tha se shpërthimi supozohej të ishte shkaktuar nga një makinë bombë dhe se objektivi i dukshëm ishte një anëtar i parlamentit.

Spitali urgjent i qytetit njoftoi se gjashtë persona që u plagosën në sulm janë pranuar deri më tani.

Përplasjet mes forcave afgane dhe talebanëve janë përshkallëzuar në të gjithë vendin, me talebanët që zënë pikat e kontrollit, objektet e tregtisë dhe infrastrukturës.

Asnjë grup militant nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Të ngjashme