Policia e Kosovës ka ndalur një person të dyshuar për zjarrevënie në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës.
Sipas njoftimit ata kanë pranuar një informacion se gjatë ditës për një vatër zjarri ku edhe kanë lajmëruar zjarrfikëset dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia ka kujtuar se zjarrëvenia e qëllimshme është vepër penale dhe ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm.
“Duke iu referuar temperaturave të larta dhe erërave, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.
Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarr vënieve.
Policia e Kosovës më datë 03.08.2021, ka pranuar informacionin se në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, fshati Sllatinë gjendët një vatër e zjarrit ku po digjej një pjesë djerrine. Njësiti policor ka reaguar menjëherë në lokacion dhe duke vlerësuar mundësinë e përhapjes së mëtejme të zjarrit ka njoftuar Zjarrfikësit.
Zyrtarët policor kanë ndaluar një person të dyshuar, janë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, ku në konsultim edhe me prokurorin kompetent është iniciuar rast për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...