Google ADS

Guvernatori i New York-ut “ka ngacmuar seksualisht disa gra”

20:33 | 3 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht disa gra, duke përfshirë punëtore në zyrën e tij, është thënë në një hetim të kryer nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut, Letitia James, transmeton BBC.

Sipas hetimit, Cuomo ka shkelur ligjet shtetërore dhe ato federale. Vitin e kaluar, Cuomo është akuzuar për sjellje të keqe seksuale ndaj disa grave.

Ai ka mohuar se ka prekur dikë në mënyrë jo të duhur dhe ka hedhur poshtë thirrjet e demokratëve për të dhënë dorëheqje.

Raporti është rezultat i një hetimi disamujor. Hetuesit është thënë se kanë biseduar me gati 200 persona, duke përfshirë ata që janë ankuar kundër Guvernatorit.

“Hetimi i pavarur ka gjetur se Guvernatori Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht disa gra dhe në mënyrë mënyrë ka shkelur ligjin federal dhe atë shtetëror”, ka thënë James.

Sipas saj, Cuomo ka prekur gratë dhe ka bërë komente ofenduese.

James po ashtu ka thënë se në një rast, Cuomo dhe stafi i tij janë hakmarrë kundër një ish-punëtoreje, e cila e ka akuzuar atë për keqbërje./ REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme