Hapet pika e përbashkët kufitare Shqipëri-Mali i Zi

18:31 | 3 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë hapur pikën e përbashkët kufitare Zatrijebacka Cijevna-Grabom, që ka si qëllim thjeshtimin e procedurave për lëvizjen e qytetarëve nga të dy vendet

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së pikës kufitare, e cila është e dyta e përbashkët, ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga të dyja vendet.

Në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoni, kryeministri Rama tha se angazhimi i përbashkët i vendeve mund ta kthejë rajonin, në një hapësirë ku sundojnë katër liritë e Bashkimin Evropian (BE), sipas tij, liria e lëvizjes së njerëzve, lëvizjes së mallrave, lëvizjes së kapitaleve dhe lëvizjes së shërbimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme