Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të ri të borit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Në reagimin e LDK-së thuhet se bordi i ri është kapur me militantë partiak.
LDK ka kërkuar nga deputetët të mosvotojnë emrat e propozuar nga Qeveria.
Reagimi i plotë i LDK-së:
Sot, Qeveria e Vetëvendosjes, në vazhdën e kapjes së institucioneve të pavarura, kapi me militantë partiak edhe Bordin e AKP-së; të njëjtit institucion që i’a paralajmëruan shuarjen. Në vend të shuarjes, gjithsesi, vendosën në Bord të ri, këtë herë militantë partiak. Së paku tre anëtarë të rinj të Bordit janë anëtarë partiak të Qeverisë së Vetëvendosjes; dy nga të cilët ish kandidatë për deputetë; të cilët kishin dështuar paraprakisht të zgjedhen.
Logjika e politizimit të të gjitha sferave të qeverisjes, nëpërmjet kapjes së hises me militantë partiak, përveç se është e paligjshme është edhe moralisht e gabuar. Një praktikë e tillë ndaj agjencive ligjërisht të pavarura është praktikë tashmë e zakonshme e Qeverisë populliste që kapjen dhe nepotizmin e ka shndërruar në kauzë.

Ftojmë Kuvendin e Kosovës, të refuzojnë kapjen. Ftojmë organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe organizatat ndërkombëtare të ngrisin zërin kundër dukurive të tilla. /arbresh.info/
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...