Japonia po i vazhdon përpjekjet e kërkim-shpëtimit për pesë persona të zhdukur nga përmbytja dhe rrëshqitja e tokës që shkaktoi vdekjen e 22 personave një muaj më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të paktën 130 shtëpi u shkatërruan në fatkeqësinë që ndodhi më 3 korrik në rrethin Atami të provincës Shizuoka, në jugperëndim të kryeqytetit Tokio.
Transmetuesi publik NHK, duke cituar autoritetet e qytetit, njoftoi se numri i të vdekurve në vazhdën e përpjekjeve të kërkim-shpëtimit është rritur në 22.
Ndërkaq, pesë persona ende figurojnë të zhdukur si pasojë e fatkeqësisë.
Personeli i shpëtimit prej 200 pjesëtarësh, i përbërë nga zjarrfikës, njësi policore dhe ushtarake në zonën ku ndodhi rrëshqitja e dheut në Atami, po i vazhdojnë kërkimet për personat e mbetur nën tokë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...