Zjarret pyjore në lindje të Rusisë vazhdojnë duke u rritur dhe kanë tejkaluar një sipërfaqe totale prej 1 milion hektarësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga Agjencia Federale e Pyjeve e Federatës Ruse, thuhet se vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarreve që vazhdojnë në lindje të Rusisë.
“Deri më 3 gusht, në 222 pika në një zonë prej 1 milion e 71 mijë e 845 hektarësh vazhdojnë zjarret pyjore. Prej tyre, 126 janë në Yakutistan, ndërsa 50 në rajonin Irkutsk”, theksohet në deklaratë.
Në punimet e shuarjes marrin pjesë rreth 5.000 persona dhe qindra automjete.
Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se në Yakutistan janë dërguar 109 pjesëtarë shtesë të intervenimit dhe 16 automjete.
Në zjarret që filluan në rajonin e Siberisë të Rusisë në muajin korrik deri më tani një zonë pyjore prej 1,3 milion hektarësh është shndërruar në hi, kurse zyrtarët kishin shpallur gjendje emergjente në rajon.
Kurti për “Financial Times”: Do të punoja me këdo në Shtëpin...
Rodri mund të ketë nevojë për operim, pritet të humbasë gjit...
Sveçla: Përgjegjësia për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku ësht...
Marina Vjollca rikthehet në Top Channel, nën moderimin e emi...
Krasniqi viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ishte një simbol...
IKD: KPK të garantojë transparencë në Draftrregulloren për k...