Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim të veçantë këshilltarin ushtarak kroat në kuadër të NALT-it në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Rajko Periq.
Me këtë rast, ministri Mehaj, në shenjë të mirënjohjes për angazhimin e jashtëzakonshëm në menaxhimin e fatkeqësisë tragjike të javës së kaluar në Sllavonski Brod të Kroacisë, kolonelin Periq dekoroi me medaljen “Shërbim i shquar”.
Gjithashtu, ai shprehu edhe falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tij me përkushtim të lartë profesional, në këshillë-dhënie për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Mehaj, ndër të tjera theksoi edhe njëherë vlerësimin e lartë për lidhjen e natyrshme dhe bashkëpunimin e fuqishëm me shtetin mik kroat, të dëshmuar edhe në rastin e fatkeqësisë tragjike në Kroaci.
Nga ana e tij, kolonel Periq, shprehu përshtypjet dhe admirimin e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe vizionin e saj për të ardhmen.
Koloneli Periq, përkushtimin e tij për mbështetje nga autoritetet kroate është duke e dëshmuar edhe në koordinimin e mbështetjes së mundshme në menaxhimin e zjarreve të ditëve të fundit.
Ndryshe, më 25 korrik, një autobus me qytetarë të Kosovës që po vinin nga Gjermania u aksidentua në Kroaci, ku si pasojë humbën 10 qytetarë nga Kosova, mërgimtarë dhe më shumë se 40 u lënduan./ arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...