Organizata e njohur për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha të martën se Arabia Saudite e ka rritur numrin e ekzekutimeve në pjesën e parë të këtij viti pas një rënie si udhëheqëse e Grupit G20 vitin e kaluar.
Sipas këtij grupi, Arabia Saudite ka ekzekutuar së paku 40 persona nga janari deri në korrik të këtij viti, që është numër më i lartë se për tërë vitin e kaluar, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Arabia Saudite më 2019 ekzekutoi numër rekord prej 185 personave, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, i përkrahur nga shteti, tha në janar se ky shtet i ka pakësuar ekzekutimet për 85 për qind vitin e kaluar, me 27 persona të ekzekutuar.
Organizata Amnesty International tha se ekzekutimet kanë vazhduar menjëherë pasi Arabia Saudite e ka dorëzuar presidencën e Grupit G20 tek Italia dhe se nëntë persona i ka ekzekutuar vetëm në dhjetor të vitit 2020.
Sipas organizatës, ekzekutimet u kryen pas dënimeve që janë përcjellë me gjykime të padrejta, nën hijen e pretendimeve për torturë gjatë mbajtjen në ndalim paragjyqësor e të cilat kanë çuar në rrëfime të detyruara.
Ndonëse Arabia Saudite ka thënë se e ka larguar dënimin me vdekje për shumë krime të kryera nga personat e moshës së mitur, Amnesty tha se në qershor u ekzekutua një person për të cilin thuhet se ka kryer shkelje kur ka qenë nën moshën 18-vjeçare.
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...