Kryetari i Suharekës i shpërblen me paga shtesë zjarrfikësit

12:34 | 3 Gusht 2021
A. B.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë një gjest të mirë së fundi.

Për punën e palodhshme në shuarjen e zjarreve, Muharremaj i shpërbleu me paga shtesë edhe zjarrfikësit, shkruan portali arbresh.info

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në ‘facebook’, i pari i Suharekës ka thënë se 4 zjarrëfikës të rinjë do të jenë shtesë me pagesë për 3 muaj, 50 euro shtesë do të jetë pagesa për 3 muajt e ardhshëm, për zjarrfikësit të cilët aktualisht janë në krye të detyrës.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Mobilizimi për situatën aktuale në menagjimin e zjarreve po vazhdon.

Drejtorët kanë marrë detyra shtesë dhe do të jenë vazhdimisht në teren me kryetarët e fshatrave dhe njësitë vullnetare.

4 zjarrëfikës të rinjë do të jenë shtesë me pagesë për 3 muaj.

50 euro shtesë do të jetë pagesa për 3 muajt e ardhshëm, për zjarrëfikësit të cilët aktualisht janë në krye të detyrës.

Bali Muharremaj

Kujtojmë se, sotnë Suharekë ishte i pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas situatës me zjarre, ku edhe mori informacionet e duhura nga kryetari Bali Muharremaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme