Google ADS

Kurti: Shteti i Kosovës nuk ka ambasadorë më të mirë se të rinjtë

11:06 | 3 Gusht 2021
arbresh.info

900 të rinj nga sot do të kenë mundësi të punës praktike.

Kjo mundësi këtyre të rinjve do të ju ofrohet për një muaj rresht nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe Zyrës së UNICEF-it në Kosovë në kuadër të Muajit të Rinisë që shënohet më 3 gusht.

Më këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ambasadorët më të mirë për vendin janë të rinjtë që po korrin suksese në sferat ndërkombëtare.

“Nuk dua ta heq kravatën se pastaj do të mund të më sfidoni në basketboll. Është kënaqësi të jem këtu më ju të rinjë. Çdo mundësi të flas më të rinjtë është mjaft e rëndësishme. Është pak të thuash që jemi krenar me të rinjtë tanë kur ata po korrin sukses në të gjitha fushat. Shteti i Kosovës nuk gëzon ambasador më të mirë se të rinjtë. Fuqia e rinis sonë është brenda kufijve për ta forcuar shtetin tonë. Sfidat tona më të mëdha do të zgjidhen nga ky brez i të rinjve. Pakoja e ringjalljes ekonomike ka vlerën 1.1 miliard euro dhe aty ka hapësirë për të rinjtë duke ju mundësuar pagat për 6 muaj për çdo të ri që punësohet për herë të parë. Për punëdhënësit është një mundësi e mirë kjo kohë. Ju jeni rritur në një përiudhë më sfida të mëdha nga lufta e deri të shpallja e pavarësisë së vendit. Tash deri sa vazhdojmë të menaxhojmë pandeminë, Kosova po hynë në një kapitull të ri më juve në front. Unë kurrë s’kom qenë më i frymëzuar se tash nga ju”, tha Kurti.

E këshilltarja për rini nga Ministria e Kulturës,  Dorotea Deshishku tha se përgjatë muajit do të ketë një sërë aktivitetesh.

“Ky organizim është në kuadër të muajit të rinisë. Sot kemi një agjendë me 13 programe që do të jetë gjatë tërë muajit gusht. Po fillojmë me punsimin sot, por do të vazhdojmë dhe me aktivitete të tjera”, tha Deshishku.

E ambasadori i Austris në Kosovë,  Christoph Weidinger, tha se të rinjtë janë pasuria më e madhe e Kosovës.

“Ky muaj i të rinjve është një mundësi e mirë për të arritur një objektiv të përbashkët me të rinjtë. Ne jemi me të rinjtë dhe për të rinjtë. Ju jeni pasuria më e madhe e Kosovës. Ky muaj po lansohet për herë të parë në Kosovë dhe ka përqellim t’ju ndihmoj të rinjve në sektorë të ndryshme”.

Ky aktivitet po shënohet për herë të parë në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme