Një 31-vjeçar me iniciale A.D. banues në Tiranë është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi është konstatuar duke kultivuar lëndë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël. Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij L. B., 30 vjeç, banues në Farkë, Tiranë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi
Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallet në kërkim policor bashkëpunëtori i tij, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël, Elbasan.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim policor bashkautori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi L. B., 30 vjeç, banues në Farkë, Tiranë. Ky shtetas, kur ka parë shërbimet e Policisë që po ushtronin kontroll në territor, i ka kanosur ata dhe ka mundur të largohet në një zonë të pyllëzuar. Vijon puna intensive për kapjen e tij.
Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. B., për moskallëzim krimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...