Google ADS

SHSKUK: 111 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë

10:26 | 3 Gusht 2021
A. B.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 111 pacientë.

Sipas SHSKUK-së, 59 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

2 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 72 janë me oksigjenoterapi.

Njoftimi i plotë:

3 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

111 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

59 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

72 me oksigjeno-terapi

2 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 78 pacientë të shtrirë, 36 prej tyre Covid-19 pozitivë, 56 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 40 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë

Në spitalet e përgjithshme, 33 pacientë, 23 prej tyre Covid-19 pozitivë, 16 me oksigjeno-terapi

– Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

– Spitali i Pejës, 12 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 1 pacient. /arbresh.info/

Të ngjashme