Google ADS

Pas 27 vitesh martesë, ndahen Bill Gates dhe Melinda French

08:30 | 3 Gusht 2021
A. B.

Bill Gates dhe Melinda French Gates tani janë zyrtarisht të divorcuar.

Çifti që u martua në vitin 1994, njoftoi në maj se do t’i jepnin fund martesës së tyre pas 27 vjetësh, shkruan ‘People’ transmeton arbresh.info

Sipas dokumenteve, Melinda nuk planifikon të ndryshojë mbiemrin e saj. Melinda dhe Bill u martuan në 1994 në Hawaii dhe ndajnë tre fëmijë së bashku.

Ata u takuan pasi ajo filloi të punonte në Microsoft si menaxhere produktesh në vitin 1987.

Ndryshe, themeluesi i Microsoft aktualisht vlerësohet se ka një pasuri prej 152 miliardë dollarësh dhe nuk është e qartë se si do të ndahet pasuria mes ish çiftit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme