Viti 2021 solli vdekjen e 56 personave nga 47 aksidente me fatalitet që kanë ndodhur në periudhën Janar-Qershor, shkruan arbresh.info.
“Nga 47 aksidente sa kanë ndodhur 56 persona kanë vdekur.”
Mos respektimi i rregullave të komunikacionit dhe pakujdesia e shoferëve për disa nga vozitësit dhe pasagjeret përfundoi me fatalitet.
“Të lënduar nga këto aksidente kanë mbetur 6578 persona, në 3403 aksidente sa kanë ndodhur në këta gjashtë muaj”, thonë në Policinë e Kosovës,
Tutje në total aksidente të cilat janë bërë nga Janari deri në Qershor janë gjithsej 9244.
Shkaktarët kryesor të këtyre aksidenteve janë faktori njeri dhe rrethanat e tjera në komunikacion thotë për arbresh.info eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti.
“Po shkaktarët kryesor të aksidenteve janë dy elemente, elementi subjektiv dhe objektiv, subjektiv është njeriu kurse objektiv janë gjithë rrethanorët tjerë. Ne e dimë mirëfilli që aksidentet zakonisht i shkakton faktori njeri ku merr pjesë d.m.th, në 75-80% rasteve”, shprehet Ahmeti.
E shkaktarët kryesorë që sjellin deri te aksidentet sipas Ahmetit janë mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë, tejkalimet etj.
“Një ndër shkaktarët më të shpeshte të aksidentit në Kosovë në rrugë janë mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë, pastaj janë marrja dhe jepja e përparësisë së kalimit në mënyrë të padrejtë, pastaj mungesa e sinjalizimit horizontal dhe vertikal dhe një prej tyre që është bukur e theksume, jo kultura në komunikacion gjë që bënë të rreshtohet si një prej faktorëve të fundit”, deklaron Ahmeti.
Ahmeti tutje vlerëson se prania e radarëve do të ndihmohen në uljen e aksidenteve në Kosovë.
“Masat preventive prej anës së institucioneve tona, prej Ministrisë dhe Komunave kom theksu disa herë janë mënyra jo selektive e gjobitjes nga ana e policisë. Imagjinoni mungesat e radarëve të policia ku i kanë 7 dhe 5 tash nuk punojnë, vendosja e radarëve statik, vendosja e kamerave nëpër autostrada, qytete si dhe vendosja e radarëve mobil ku do ta ulin jashtëzakonisht numrin e aksidenteve në Kosovë”, thotë Ahmeti.
Tiketat në total për mos respektimin e rregullave në trafik gjithsej janë shqiptuar 218 832 tiketa, për këtë gjashtë mujorë.
Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që të evitohet shpejtësia dhe të rritet kujdesi i shtuar në mënyrë që të mos kemi humbje jete./S.Dedushi/arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...