Disa vatra të zjarreve janë shfaqur sërish sot në Komunën e Suharekës.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se janë duke kryer intervenimet e nevojshme.
“Zjarret sërish janë aktive në disa pjesë të Zonës Industriale. Me të gjitha kapacitet tona, kudo ku po paraqitet e nevojshme po intervenojmë. Duhet ta kemi parasysh që bashkë mund t’ia dalim përballë kësaj situate”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme të njëjtën zonë e kishte përfshirë zjarri, i cili në orët e pasdites arriti të lokalizohet.
Ndryshe sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, opozita ka kërkuar nga Qeveria angazhim më të madh në shuarjen e zjarreve./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën