Azerbajxhani dërgoi një ekip tjetër zjarrfikës në orët e para për të mbështetur Turqinë në luftën kundër zjarreve pyjore që kanë përfshirë vendin që nga e mërkura, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipi mbështetës mbërriti në kufirin e Turqisë me Gjeorgjinë dhe hyri në vend përmes provincës verilindore Artvin.
I përbërë nga 53 automjete përfshirë, 41 kamionë zjarrfikës, dhe 220 pjesëtarë të personelit, ekipi u prit nga qytetarë turq të gëzuar të cilët shprehën vlerësimin e tyre me flamuj të Azerbajxhanit dhe Turqisë.
“Ne kemi ardhur këtu me kolegë me përvojë për të shuar zjarret”, tha shefi i ekipit, koloneli Nazar Bagisov.
“Jemi pranë Turqisë vëllazërore dhe do të vazhdojmë të jemi në të gjitha rrethanat”, shtoi ai.
Ndryshe, zjarret kanë shpërthyer në të paktën 35 provinca, përfshirë disa në bregdetin e Mesdheut në Turqi, duke lënë të vdekur të paktën tetë persona.
Rreth 271 persona të tjerë janë prekur, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Autoritetet turke po i vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarret përmes operacioneve ajrore dhe tokësore.
Zjarrfikësit, përfshirë një grup prej 100 zjarrfikësish azerbajxhanas, kanë punuar së bashku edhe me banorët lokalë për të luftuar zjarret./AA/
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...