Mbrëmë janë ndier lëkundje të tokës në Kosovë.
Tërmeti thuhet se ka pasur epiqendrën në Viti në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Drejtori i Institutit Sizmik, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje lidhur me tërmetin, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Kosova është goditur nga një tërmert me mangnitudë 3.4 sipas shkallës Rihter.
Mustafa ka thënë se epiqendra ishte 10 km në jug të Vitisë.
“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 01/08/2021 n’ora 23:07 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 3.4 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 2 km. Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në jug të Vitisë. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona për rreth.”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...