Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një intervistë për “Tanjug”, ka folur për idetë nacionaliste në Ballkan.
Ka vlerësuar se vendi ynë është shembull për multikulturalizëm, ndërkaq ka shtuar, se idetë sikurse u paraqitën vite më parë, sikurse ajo e Iliridës, nuk mund të marrin as edhe bashkësitë lokale, e lëre komunat.
“Nuk kanë mbështetje projektet e tilla, sepse sot nuk ka armiqësi mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe mes gjithë të tjerëve në vend. Ne jemi shembull për bashkëjetesë dhe besoj se në këtë si model do të shihet me aprovim gjithnjë dhe më të madh”, tha Zaevi.
Gjithashtu ka vlerësuar se edhe fëmijët e atyre që kanë humbur jetën në luftërat ballkanike, të cilët tashmë janë njerëz të moshuar, shikojnë drejt të ardhmes, së përbashkëtës dhe bashkëpunimit.
“Nuk na duhen armiqësi të reja, nacionalizmi dhe etnocentrizmi”, tha Zaev.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...