Kolona në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë 500 metra e gjatë, pritjet afër 1 orë

10:33 | 1 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Kolona të gjatë janë regjistruar edhe të dielën në pikat kufitare në Kosovë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve në orën 10:21, kolonat më të gjata janë në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë.

Kolona në hyrje në Merdare janë të gjata deri në 30 metra dhe pritja është nga 20-30 minuta, raporton arbresh.info.

Ndërsa në pikën kufitare, kolonat në hyrje janë të gjata deri në 500 metra, dhe pritjen janë deri në 50 minuta./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme