Tërmet 5,5 ballë godet Turqinë jugperëndimore

10:05 | 1 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Një tërmet me magnitudë 5,5 shkallë goditi brigjet jugperëndimore të Turqisë në orët e hershme.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi qytetin Datça të provincës Muğla në orën 7:31 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 14,85 kilometrash nën sipërfaqe, thuhet më tej.

Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Çataklı tha në Twitter se deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima,transmeton Anadolu Agency

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme