Ish-krerët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë nën dyshimin për krime lufte. Ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi janë mbajtur gjashtë seanca përgatitore.
Por që deri më tani Prokuroria nuk ia ka dorëzuar mbrojtjes provat aktakuzës me të cilën ata rëndohen.
Prokuroria ende nuk e ka njoftuar mbrojtjen as se kush janë dëshmitarët, cili është kredibiliteti i tyre, çfarë dëshmish kanë ata, por nuk ka marrë informacione as për dëshmitarët e mbrojtur.
Gjithë këto procedura po i quan të stërzgjatura dhe të panevojshme, avokati Tomë Gashi. Sipas tij, avokatët nuk janë pajisur me materiale të cilat i kanë të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes.
“Mendoj që Prokuroria ka bërë tepër pak në raporton me drejtësinë ngase deri më tani shumë pak prova të cilat duhet të jenë mbështetje e aktakuzës i ka dorëzuar avokatëve mbrojtës. Për këtë arsyeje, të gjithë avokatëve i janë dhënë shkresa të pamjaftueshme nuk i ka furnizuar me materiale të cilat avokatët i kanë të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes së tyre”.“Pjesa tjetër e dëmshme është që Prokuroria ende nuk e ka njoftuar mbrojtjen se kush janë dëshmitarët që do të dëshmojnë, cili është kredibiliteti i tyre, çfarë dëshmish kanë ata, pastaj nuk janë njoftuar ende me dëshmitarë të mbrojtur”.
Ai thotë se e gjithë koha që ka pasur në dispozicion Prokuroria duhet që t’i jepet edhe mbrojtjes, por thotë se kjo mund të shkojë në dëm të të akuzuarve ngase mund të mbesin ende në paraburgim.
“Këto procedura janë edhe ashtu të stërzgjatura, por Prokuroria është duke bërë punë jashtëzakonisht të vogël, të mangët dhe qëllimi e tyre është pak sa vështirë me i deshifruar. Nëse Prokuroria ka pasur një kohë të mjaftueshme, ka pasur vite të tëra për të hetuar, pastaj për të ngritur dyshimet, pastaj për të ngritur aktakuza, pastaj gjykata e ka konfirmuar këtë aktakuzë, kjo kohë e nevojshme duhet t’i lejohet edhe mbrojtjes edhe pse në një farë mënyre është e dëmshme për shkak se të gjithë këta gjende në qendrën e paraburgimit në Hagë”.
Ai thotë se Gjykata edhe Prokuroria kanë qenë të relaksuar dhe nuk i kanë dhënë mundësi të duhur mbrojtjes që të përgatitet, raporton Ekonomia Online.
“Avokatët janë në mes të dy zjarreve nëse kërkojnë që gjykimi kryesor të fillojë pas një periudhe relativisht të gjatë kohore që atyre të iu jepet mundësia e hetimeve atëherë i bije që klientë e tyre do të mbesin me siguri në paraburgim derisa gjykimi të fillojë, por ndoshta edhe sa të përfundojë.
Kështu që janë proceduar të lodhshme të stërzgjatura dhe Prokuroria edhe nuk është detyruar që të gjitha materialet të iu jap ekipit mbrojtës”.“Gjithë kjo procedurë e stërzgjatur është krejtësisht në dëm të pjesëtarëve të UÇK-së që gjenden atje dhe është duke dëmtuat edhe vet mbrojtjen e tyre. Edhe Gjykata edhe Prokuroria kanë qenë gati të relaksuar dhe nuk i kanë dhënë mundësi të duhur mbrojtjes që të përgatitet”.
Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), po e quan jo serioze qasjen e Prokurorisë karshi të akuzuarve që po qëndojnë në paraburim.Sipas tij, kjo qasje është e papranueshme që të prolongohet procesi për disa aspekte të cilat është dashur që me kohë t’i kryej Prokuroria.
“Ajo që kemi pa deri tash është një aspekt negativ për arsyeje se prokurori ka pasur një kohë bukur të gjatë për të zhvilluar hetime dhe disa aspekte që shohim siç janë mosdorëzimi i shkresave me kohë dhe çështje të tjera të ngjashme janë jashtëzakonisht problematike për një institucion kaq kredibil të cilit i është besuar një punë kaq e madhe. Për këtë arsyeje kjo qasje është e papranueshme që të prolongohet procesi për disa aspekte të cilat është dashur që me kohë t’i kryej Prokuroria”.
Madje ai mosdorëzimin me kohë të dosjeve për mbrojtjen po e quan qasje armiqësore të prokurorit në raport të akuzuarit e që nuk do të duhej të ndodhte.
“Në anën tjerët nga ajo që kemi pa deri tash kemi një qasje armiqësore të prokurorit në raport të akuzuarit që nuk do të duhej të ndodhte. Kjo qasje mund të lexohet edhe si jo profesionalizëm apo si anësi në punë e tij. Në kuptimin juridik ajo që mund të bëjë Kosova është thjeshtë që të fuqizojnë ndihmën juridike për këta persona dhe në aspekt tjetër nuk ka asnjë kompetencë”.Ai thotë se shkaktimi i vonesave të tilla për çështje esenciale është totalisht i papranueshëm, kur kihet parasysh kjo çështje nisur nga volumi do të zgjasë shumë.
“Qasja e Prokurorisë e ka zvarritur edhe çështjen për arsyeje se mos dorëzimi i shkresave domosdshmërishtë se ndikon në zvarritjen e rasteve. Aktualisht ne jemi në fazën shumë fillestare dhe ende nuk ka filluar taman i rastit dhe kemi pasur disa konferenca, mirëpo gjykimi ende nuk ka filluar. Ky proces gjyqësor do të jetë jashtëzakonisht i gjatë dhe për këtë arsyeje që shkaktimi i vonesave të tilla për çështje esenciale është totalisht i papranueshëm, kur kihet parasysh kjo çështje nisur nga volumi do të zgjasë shumë”.
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...