Mbërrijnë sot në Shqipëri 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq të “Al Holit” në Siri. Mësohet se këto familje shqiptare janë nisur nga Bejrudi me një charter të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare.
Kujtojmë se dje në operacionin e riatdhesimit të 19 shqiptarë ishin të pranishëm kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ku u takuan me gjeneralin libanez Abass Ibrahim. Ky i fundit ka luajtur një rol kyç në përpjekjet e riatdhesimit, së bashku me shërbimet e inteligjencës nga vende të tjera.
“Lajmi i mirë është se 14 fëmijët dhe pesë gratë janë nxjerrë nga kampi i ferrit. Unë jam këtu për të marrë fëmijët dhe gratë dhe t’i kthej përsëri në atdheun tonë nesër”, tha Rama dje. Kjo është përpjekja e tretë për riatdhesimin e shqiptarëve nga territoret luftarake në Siri. Në tetor të vitit të kaluar, 5 shqiptare u riatdhesuan ndërsa një fëmijë shqiptar u riatdhesua një vit më parë. Disa qindra burra shqiptarë iu bashkuan Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera që luftonin në Siri dhe Irak në fillim të viteve 2010. Shumë u vranë dhe gratë e fëmijët e tyre kanë qenë të ngujuar në kampet siriane. /ballkanweb
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit