Ne nuk kemi frikë nga listat e pavarura, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor.
Ndryshimet janë në procedurë parlamentare dhe aktualisht parashikojnë që kandidatët e pavarur duhet të mbledhin së paku 2% të nënshkrimeve të votuesve të regjistruar në listat komunale të zgjedhësve në mënyrë që të jenë në gjendje të marrin pjesë në zgjedhje.
Zaev njofton se këto ndryshime do të hiqen nga zgjidhja ligjore.
“Kodi Zgjedhor do të jetë në përputhje me indikacionet e marra nga publiku ekspert, por edhe nga numri më i vogël i partive sepse ata besojnë se nuk është e saktë që partitë më të mëdha të vendosin pragun për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve të grumbulluara për t’u dorëzuar lista të pavarura. Unë pashë se ka një ambient dhe pragu do të ulet nga dy përqind, ndoshta në një përqind ose ndoshta do të hiqet”, tha Zaev.
Më herët, ndryshimet në tekstin e Kodit Zgjedhor u njoftuan nga Ministri i Drejtësisë Bojan Mariciq, i cili pret që zgjidhja ligjore të votohet për gjysmë muaji./Telegrafi/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...