I janë bërë pjesë e pandashme e jetës.
Ndonëse këtë veshje unike jemi mësuar të shohim vetëm nëpër libra historik ose filma të ndryshëm, Sabrije Jahaj ani pse ka mbushur 80 vjet, këto rroba nuk i ka hekur nga trupi që kur ka ardhur nuse në moshën 22 vjeçare.
Gruaja nga Gjonaj e Hasit të Prizrenit, rrëfen më nostalgji për këtë veshje unike.
“Prej 22 vjet që i kom vesh ma si kom hekë, krejt punët i kom bam ë këto tesha. Mu nuk me dukën të rënda se jomë mësuar më to”.
Kjo veshje unike që është personifikim i krahinës së Hasit, është e veçantë.
Puna e dorës e ndërthurur me veke janë thesar për vendin dhe një punim i tillë kërkon kohë e mund mbi 12 mujor.
“Për këtë veshje duhet të punohet një vit pasi lypin kohë”.
E ndonëse veshja e përditshme me këto rroba është në zhdukje, këtu ende ruhet tradita që vajzat të paktën në dasma ta mbartin këtë punim.
“Ne nuk japim as nuk marrim nuse pa këtë veshje. Tash nuk i veshin çdo ditë po vetëm nëpër dasma ose bajrame. Në anën tonë jemi vetëm pesë gra që këtë veshje e mbajmë edhe ditëve të tjera. Të rejat vetëm nëpër dasma”.
E këtë veshje të veçantë e bënë një kornizë e vendosur në bel e qe ka një arsyeje për modelin specifik.
“Kjo kornizë është e punuar prej druri. Kjo vendoset për mos mu doket trupi dhe veshja mos të vizatohet në trup”.
Lokja 80 vjeçare që me fanatizëm bartë këtë veshje ka një drojë.
Ajo thotë se tashmë janë të pakta gra që po e punojnë këtë veshje që kushton rreth tre mijë euro.
E materiali i kësaj veshje është unike.
“Pritojnë mi mbaru. Tash s’po i punojnë me i vesh, po i veshin vetëm në dasma. Me herët i kemi ba me pambuk në vek tash po i punojnë në panjoma. Tash ka shumë pak që marrojnë në vendin tonë këto veshje”.
Për të veshur këto veshje të punuara me llojllojshmëri lulesh ka edhe rregulla.
Punimi i saj dallon për nuse e dallon për ato që tashmë kanë mbetur të veja.
“Kur jom ardh nuse i kom pru. Kur e kishim burrin në shtëpi i kemi vesh tjera me ma shumë punime, tash që m’ka vdekë, i veshi me punime më pak”.
Në baze të historisë, bartja e kollanit te gratë hasjane ishte e detyruar sepse shumica e burrave ishin në gurbet, e ato ishin edhe burra dhe gra dhe kollani shërbente edhe për të bartur ujë në kohërat më të lashta.
Hasi është një zonë mjaftë e bukur mes Kosovës dhe Shqipërisë./V.Selimi/arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?