Erdogan nga helikopteri shikon zonat e prekura nga zjarret

14:58 | 31 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka shkuar në jug të vendit, për ta parë nga afër situatën me zjarret në natyrë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se presidenti turk e vizitoi zonën e prekur nga zjarret në Antalia, më saktësisht në distriktin Manavgat,

Bashkë me të në helikopter ishte edhe ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli.

Nga zjarret që kanë përfshirë jugun e Turqisë nga e premtja deri më tani është raportuar për gjashtë persona të vdekur dhe qindra të lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme