Google ADS

Hajdari përfundon garat në Lojërat Olimpike Tokio 2020

10:04 | 31 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Atleti nga Kosova, Musa Hajdari, garoi sot në Lojërat Olimpike Tokio 2020, disiplina e 800 metrave.

Garuesi ynë pati kohën 1:48.96 minuta, që e rendit në vendin 43 nga 48 garues, pa pasur mundësi të kualifikohet në gjysmëfinale.

Për Hajdarin ishte pjesëmarrja e dytë në Lojërat Olimpike, pas debutimit në Rio 2016.

“I urojmë më shumë fat dhe suksese atletit tonë në garat e ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Të pranishëm për ta përkrahur Musa Hajdarin në stadiumin Olimpik të Tokios ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës Atletike të Kosovës,
Halil Sylejmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme