Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur gjatë orëve të para të kësaj të shtune në Shkodër. Si rezultat i shpejtësisë së lartë në kthesë një mjet tip BMW ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.
Për pasojë kanë humbur jetën shoferi i mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, raporton se viktimë mbeti Amarildo Preka, 23 vjeç dhe 16-vjeçarja pasagjere, D. Tirani.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Mbi sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit