Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë presion zyrtarëve të drejtësisë amerikane që të zhbëjnë humbjen e tij elektorale dhe i ka kërcënuar se do t’i pushojë nga puna nëse nuk veprojnë sipas kërkesës së tij, tregojnë dokumentet e publikuara nga një hetim i Kongresit.
Shënimet e shkruara me dorë nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm Richard Donoghue, të lëshuara sot nga Komiteti i Mbikëqyrjes dhe Reformës i Dhomës, zbulojnë përpjekjet e dëshpëruara nga Trump për të detyruar gjyqësorin të ndërmarrë një hap të paparë dhe të ndërhyjë mbi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, raporton politico.
Departamenti i Drejtësisë ka lejuar që mesazhet me shkrim t’iu dorëzohen hetuesve në Kongres, një përmbysje dramatike e administratës Trump, e cila ka shmangur vazhdimisht një hetim të Kongresit.
Mesazhet zbulojnë detaje nga një telefonatë e 27 dhjetorit, në të cilën Jeffrey Rosen, i cili u emërua prokuror i përgjithshëm disa ditë më vonë, i tha Trumpit, “Kuptoni që DD (Departamenti i Drejtësisë) nuk mund dhe nuk do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve si një shkop magjik”.
“Unë nuk pres që ju ta bëni këtë. Thuaji se zgjedhjet janë të korruptuara dhe pjesën tjetër më lini mua dhe kongresmenëve republikanë”, u përgjigj Trump.
Përmbysja e Departamentit të Drejtësisë do ta bëjë më të lehtë për komitetin hetimor të shqyrtojë dëshmitarët kryesorë dhe të mbledhë prova kundër Trumpit si pjesë e hetimit. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...