Takimi mes Juventusit dhe Sassuolos ka përfunduar, por të dyja palët thuhet se nuk kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Manuel Locatellit në Torino.
Bianconerët dhe Neroverdi u takuan për të diskutuar të ardhmen e reprezentuesit italian, por Sky Sport Italia raporton se të dyja palët nuk arritën një marrëveshje.
Lojtari thuhet se ka refuzuar lëvizjet e mundshme në Angli për t’u bashkuar me Zonjën e Vjetër këtë verë, por distanca midis ofertës dhe kërkesës është ende shumë e madhe dhe klubet nuk arritën një marrëveshje.
Tuttomercatoweb shton se Sassuolo ka vendosur një afat për të arritur një përfundim brenda fundjavës së ardhshme dhe se Juventusi duhet të gjejë një mënyrë për të përputhur kërkesat e tyre deri më 8 gusht.
Dje, CEO i Sassuolo, Giovanni Carnevali konfirmoi se lojtari dëshiron të bashkohet me Juventusin, por theksoi se gjigantët italianë duhet të arrijnë një marrëveshje me ne dhe paralajmëroi se ka interes nga Arsenali dhe një skuadër tjetër e Premier League.
Bianconerët thuhet se kanë ofruar 30 milionë euro në një marrëveshje huazimi me një detyrim për të blerë, por Sassuolo kërkon të paktën 40 milionë euro për t’u ndarë me ish-lojtarin 23-vjeçar të Milanit. /Express
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...