Sa herë që kemi dashur të bëjmë një “check-in” për vendndodhjen në Kosovë në rrjetin social Facebook, lokacioni ka qenë Serbia. Kjo pasi që Facebook nuk e kishte njohur Kosovën si vend në lokacionet që kishte regjistruar. Por tani nëse tregoni vendndodhjen tuaj në Facebook, qyteti juaj do të njihet si i Kosovës.
Rrjeti social Facebook nga tani vendndodhjen e qytetarëve të Kosovës do të tregojë se është Kosova dhe jo Serbia.
Lavdi Zymberi, kishte nisur një peticion përmes së cilit kërkonte që Facebook t’i njihte qytetet e Kosovës si të Kosovës, e jo të Serbisë.
Kjo për faktin se kur përdoruesit e Kosovës etiketoheshin (bënin check-in) në ndonjë qytet të Kosovës, shteti përkatës shfaqej Serbia.
Mirëpo, falë nënshkrimeve të shumta të peticionit, kjo tashmë ka ndryshuar,
“Të dashur përkrahës, prej tani e tutje, lokacioni juaj në Facebook do ta shfaq Pristina, Kosovo dhe jo më Serbia. Faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe kënaquni në rrjetin tuaj social”, ka shkruar Lavdia, personi që organizoi peticionin që i bënte thirrje themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg që ta njihte Kosovën në vend të Serbisë si shtet amë i qyteteve të Kosovës. /Express/
Xheneta, Gjesti dhe Rovena komentojnë Gresën dhe sjelljet e ...
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...