Google ADS

Peci nënshkruan Programin për Pagesa Direkte

16:42 | 30 Korrik 2021
Arbresh.info

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2021 ku përkrahja financiare vetëm për këtë vit kalendarik për fermerët në kategorinë e subvencioneve arrin vlerën e rreth 50 milionë eurove.

“Sapo nënshkruva Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021 i cili do të jetë një përkrahje për të gjithë fermerët të cilët përmes këtij programi do ta kenë mundësinë e ushtrimit dhe zgjërimit të aktiviteteve të tyre bujqësore dhe blegtorale, në dobi të komunitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, u shpreh Ministri Peci me rastin e nënshkrimit të programit.

Vlenë të theksohet se kanë mbetur tashmë vetëm procedurat ligjore dhe administrative, deri tek hapja e aplikimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme