“Janë rritur thirrje në Ndihmën e Shpejtë në Shkup, ndërsa ekipi që nga mëngjesi e deri tani kanë ndërhyrë në 30 raste. Qytetarët të cilët kërkojnë ndihmë nuk ndjehen mirë për shkak të motit të nxehtë dhe kanë kokdhimbje, dhimbje në gjoks dhe shtypje gjaku”.
Këtë sot e deklaroi udhëheqësja e Ndihmës së Shpejtë në Shkup, Milica Buballo.
“Ka aksidente ndërsa gjendjet kronike po aktivizohen. Të sëmurët kronik duhet vazhdimisht ta pinë terrapinë dhe të shkojnë në kontroll. Telefonat në Ndihmën e Shpejt vazhdimisht thirrin. Këshillat shëndetësore qytetarët duhet t’i kërkojnë në linjën 02 15123 ose te mjekët amë dhe të mos ngarkojnë linjën 194 që punon me raste urgjente”, tha Buballo.
Për shkak të temperaturave të fazës së portokalltë, nga Ministria e Shëndetësisë rikujtuan masat e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit, përkatësisht gjatë këtyre ditëve tepër të nxehta, qytetarët duhet të qëndrojnë në hapësira të mbyllura (të klimatizuara), ndërsa gjatë qëndrimit në hapësira të hapura gjatë kësaj periudhe, të gjendet mundësi të ketë pushime nën hije.
“Të mbahet veshje e lehtë, ndërsa kur dilni në diell mbani syza dhe kapelë. Gjatë rrezitjes të përdoret krem me faktor të lartë. Të konsumohet më pak ushqim, kryesisht pemë dhe perime, dhe më pak ushqim i yndyrshëm. Të konsumohen lëngje, ndërsa më mirë ujë për pije dhe të shmanget pijet alkoolike. Të sëmurët kronikë vazhdimisht ta marrin terapinë”, theksojnë nga MSH.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet