Zëvendëskryetarit i fondacioni “Shoqëri e Hapur”, Aleks Soros në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, tha se iniciativa për bashkëpunim rajonal “Open Ballkan” do të hap mundësi për zhvillimin edhe të komunitetit rom në Ballkan, transmeton Alsat. Këto deklarata Soros i bëri pas nënshkrimit të disa memorandumeve me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, memorandume për zhvillim të komunitetit romë në sferën e sipërmarrjes dhe sferat e tjera sociale.
“Romët janë përballur me diskriminime socilale dhe ekonomike, dhe për këtë të rinjtë romë po bëjnë thirrje për fuqizim ekonomik, ndërsa për këtë ne po e mbështesim iniciativën për zhvillim të sipërmarrjes rome “Redi”. Kjo iniciativë vjen në një moment të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimorë, dje pamë paralajmërimin prej “Ballkanit të Hapur”, ku bëhet thirrje për bashkëpunim, thirrje kjo e udhëhequr nga kryeministri Zaev, presidenti Vuqiç dhe kryeministri Rama nga Shqipëria, kjo do të krijojë mundësi të reja edhe për romët dhe njerëzit tjerë në Ballkan”, tha mes tjerash Soros.
Për nder të Ditës Botërore të Fëmijëve, Kurti merr pjesë në ...
Fillojnë punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Lu...
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...