Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.582 teste të kryera janë regjistruar 74 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 16 vetëm në Shkup, 15 në Tetovë.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 17 pacientë, shkruan Alsat. Si pasojë e Covid-19, brenda 24 orëve në kushte spitalore jetë kanë ndërruar dy pacientë.
Të dy pacientët janë të moshës mbi 60 vjeçe.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.299 raste, prej të cilëve 150.350 janë shëruar, kurse 5.493 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 456 raste aktive me virusin korona./alsat.mk/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...