Google ADS

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

10:08 | 30 Korrik 2021
V. S.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se varianti Delta i koronavirusit përhapet me aq lehtësi sa lia e dhenve, e njohur edhe si lija e ujit, dhe se mund të shkaktojë sëmurje të rëndë, ka raportuar e përditshmja amerikane, New York Times, duke cituar një dokument të brendshëm të CDC-së.

Ky variant është thënë se ka më shumë mundësi të shmangë mbrojtjen e krijuar nga vaksinat, duke shtuar se vendimi për rikthim të masës për vendosje të maskës, është bazuar në këtë dokument.

Megjithatë, të dhënat e CDC-së tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalim të sëmurjes serioze, shtrirjes në spital, dhe vdekjeve, është thënë në raport, duke cituar ekspertët.

Hulumtimi i ri tregon se personat e infektuar me variantin Delta, kanë një sasi të madhe të virusit në hundë dhe fyt, ka thënë udhëheqësja e CDC-së, Rochelle Walensky për New York Times.

Varianti Delta përhapet më lehtë sesa viruset që transmetojnë viruset MERS, SARS, Ebola, gripin sezonal dhe linë e dhenve, ka thënë raporti.

Hapi i parë për agjencinë është që të “kuptojë se lufta ka ndryshuar”, është cituar të jetë thënë në dokument.

CDC pritet të bëjë publike më shumë të dhëna ndaj këtij varianti të premten, ka thënë New York Times. /REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme