Google ADS

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

09:42 | 30 Korrik 2021
S D

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht njësite të stacionit Veriu, në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr  me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si  autor të veprave të inkriminuara, mbrëmë kanë arrestuar një person të dyshuar për grabitje, transmeton arbresh.info.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ku viktimës femër derisa po ecte në rrugën e sipërshënuar me forcë i është grabitur çanta e krahut ( në të kishte dy telefona, një orë dore si dhe gjëra të tjera personale).

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personi i dyshuar, është M. K mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është arrestuar në vendngjarje.

Ndaj tij janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore dhe i njëjti në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit  është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme