Sezoni turistik gjegjësisht pushimet verore të zviceranëve janë në kulm. Shumë tashmë janë duke i shijuar këto pushime, diku jashtë vendit, ndërsa shumë të tjerë, po përgatiten të shkojnë. Por ethet e pushimeve vazhdojnë të jenë të trazuara nga hija e pandemisë, e cila ende po vazhdon të kërcënojë (jo vetëm) pushimet tona.
Në këtë atmosferë pasigurie, për të gjithë ata që mësyjnë vendet e huaja për të bërë pushimet, duhet të informohen me kohë për kriteret që zbatojnë këto vende në raport me pushuesit e huaj, pra edhe me zviceranët. Për këtë arsye, gazeta 20minuten ka bërë sot një prezantim të gjerë të kushteve të cilat duhet t`i përmbushin ata që shkojnë nga Zvicra në disa nga vendet që janë tradicionalisht më të vizituarat nga zviceranët dhe banorët e Zvicrës, në përgjithësi.
Këtu hyjnë: Italia, Franca, Spanja, Portugalia, Gjermania, Greqia, Turqia, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova.
Në vazhdim, albinfo.ch përcjell informacionet lidhur me udhëtimin nga Zvicra në Kosovë dhe Shqipëri si dhe anasjelltas.
Kosova
Udhëtarët që hyjnë nga Zvicra në Kosovë nuk kanë nevojë të tregojnë as test negativ dhe as certifikatë Covid me rastin e hyrjes. Megjithatë, kompanitë ajrore mund të kërkojnë testin negativ, kështu që duhet të merreni vesh paraprakisht me kompaninë ajrore.
Karantinë
Nuk ka detyrim për karantinë pas hyrjes në Zvicër nga Kosova.
Detyrimi për maskë
Në ambientet publike ekziston detyrimi për të mbajtur maskën mbrojtëse nëse nuk mund të sigurohet distanca prej një metër e gjysmë me njerëzit e tjerë.
Gastronomia
Për objektet hotelierike vazhdojnë të zbatohen kufizimet e kapaciteteve gjegjësisht duhet të respektohen distancat minimale, transmeton albinfo.ch. Jo më shumë se katër persona lejohen në një tavolinë në ambientet e brendshme. Koha e hapjes është e kufizuar në periudhën nga ora 5 e mëngjesit deri në 23 të natës
Pikat turistike
Të gjitha dyqanet qëndrojnë të hapura por me kufizime. Maska e gojës dhe hundës është e detyrueshme. Festimet private lejohen me një numër të kufizuar të pjesëmarrësve dhe më së voni deri në orën 23:00.
Transporti publik
Transporti publik lokal është i kufizuar. Lejohet përmbushja e maksimalisht 50 për qind të kapacitetit të pasagjerëve, transmeton albinfo.ch. Taksitë lejohen të transportojnë jo më shumë se 3 pasagjerë.
Kthimi në Zvicër
Nuk kërkohet asnjë test për udhëtimin e kthimit nga Kosova në Zvicër. Përjashtim: Kur mbërrini me aeroplan, nëse nuk jeni vaksinuar ose shëruar, duhet të tregoni një test negativ PCR (jo më të vjetër se 72 orë) ose një test të shpejtë antigjen negativ (jo më të vjetër se 48 orë). Po ashtu duhet të plotësoni një formular hyrjeje para se të kaloni kufirin.
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...