Laçi kalon në raundin e tretë në Ligën e Konferencës, do të takohet me Anderlechtin

22:51 | 29 Korrik 2021
KRG

Skuadra shqiptare, Laçi, ka siguruar kualifikimin për në raundin e tretë në Ligën e Konferencës.

Në ndeshjen e dytë apo të kthimit, Laçi sonte luajti baras 0-0 në udhëtim te Universitatea Craiova.

Skuadra shqiptare siguroi kalimin tutje, falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, Laçi do të takohet me gjigantin belg, Anderlecht. /Zeri.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme