Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës mori pjesë në ngjarjen tradicionale të qethjes së deleve e cila u mbajt në Shestë të Bjeshkës së Lipës tek stanet e Metë Limanit.
Qethja e deleve është një rit i rëndësishëm në vargun e ceremonive të veprimtarisë blegtorale. Ajo në mes tjerash simbolizon shtimin e begative e të mirave për familjet që mbarështojnë gjedhe.
“Për dikasterin me të cilin udhëheqi është tejet i rëndësishëm sektori i blegtorisë. Përmes politikave zhvillimore, si Ministër do t’i kushtoj vëmendje të vecantë përkrahjes financiare së gjedheve autoktone dhe jo vetëm. Përmes kultivimit të këtyre traditave ne i shërbejmë ruajtjes së identitetit dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim të agro-turizmit andaj ky organizim sot është një dëshmi e dashurisë për atë që është e jona, e veçantë dhe autoktone e njëherit shton kureshtje për vizitorë të shumtë që kanë zgjedhur të pushojnë në zonat malore të Kosovës”, theksoi në këtë ngjarje ministri Faton Peci.
Duke qenë se blegtoria është një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillim ekonomik, synimet e MBPZhR-së janë që përmes politikave të duhura dhe mbështetjes financiare të kontribuoj në rritjen e cilësisë së qumshtit, mishit dhe nën-produkteve të tyre në mënyrë që përvec se në tregun vendor; të krijojmë kushte të favorshme edhe për eksport./arbresh.info/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...