Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Sllatinë e Poshtme në Komunën e Vitisë.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Vet aksident trafiku me fatalitet” Ju njoftojmë se sot me 29 korrik 2021 rreth orës 11:36 në fshatin Sllatinë e Ulët, komuna Viti ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Një veturë në lëvizje e sipër ka humbur kontrollin dhe dyshohet se e ka goditur një mur skaj rruge, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente të Gjilanit. Edhe për kundër ndihmës së ofruar mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen një femre që ndodhej në veturë, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident”.
“Drejtuesja pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit lirohet, por me urdhër të prokurorit ndalet në qendrën e ndaljes për 48 orë, gjersa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për ti ditur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë”./arbresh.info/
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës