Google ADS

Afganistan, 40 të vdekur nga përmbytjet

17:59 | 29 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në provincën Nuristan në Afganistanin lindor, pranë kufirit me Pakistanin, njoftuan autoritetet.

Kryetari i Këshillit të Provincës se Nuristanit, Sadullah Payandazoi, tha në një deklaratë për shtypin se përmbytja ndodhi në rrethin Kamdish pas reshjeve të mëdha të shiut.

Payandazoi deklaroi se afërsisht 80 shtëpi janë përmbytur, duke vënë në dukje se dhjetëra njerëz të rrëmbyer nga përmbytjet ende konsiderohen të zhdukur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke i vahzduar aktivitetet e tyre, tha Payandazoi, duke shtuar se ndihma humanitare ende nuk janë dërguar në zonën ku militantët talibanë janë të pranishëm./Anadolu Agency/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme