Google ADS

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje për hulumtim e intervenim artistik në objektin e “Kino Rinisë”

17:31 | 29 Korrik 2021
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) dhe Fondacionin Shtatëmbëdhjetë, me anë të së cilës mbështetet hulumtimi i mbledhjes dhe dokumenti i kujtesës kolektive për objektin e “Kino Rinisë”, po ashtu edhe mbështetet intervenimi artistik specifik për lokacionin.

Për më shumë se gjysmë shekulli, “Kino Rinia” ka qenë vendtakim për filmdashësit. Sot kemi kënaqësinë të kumtojmë që përmes marrëveshjes së nënshkruar po krijojmë mundësi që objektet e braktisura, siç është Kino Rinia, të mos lihen në harresë. Me këtë marrëveshje synojmë që ta përdorim artin dhe kulturën si mjet i cili do të shërbejnë për ringjalljen e komunitetit. Si një parakusht për një ndryshim të qëndrueshëm që mund të ndikojë në sistemet e lidhura me zhvillimin e komunitetit dhe zhvillimin demokratik, dhe mbështetjen e artistëve në të gjitha nivelet e rrugëtimeve të tyre krijuese.

Po ashtu të ketë zgjerim të pjesëmarrjes së komunitetit në jetën publike duke zgjeruar mundësitë për artistët vizualë dhe interpretues, duke përdorur hapësira jo tradicionale dhe të papritura dhe artin dhe kulturën si mjet kryesor për të ngritur zërin për rëndësinë e përdorimit të hapësirës publike.

Përmes kësaj marrëveshje ndër të tjerash arti dhe kultura vendosen në dialog për rëndësinë e shfrytëzimit të hapësirës publike. Duke kthyer vëmendjen tek objektet e braktisura dhe duke i rivitalizuar përmes intervenimeve artistike specifike për lokacionin, qoftë përkohësisht, dhe duke hulumtuar për kujtesën kolektive të një të kaluare për të cilën pak flitet, si dhe të trajtohet shfrytëzimi i hapësirës publike në të mirën e komunitetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme