Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, më konkretisht, Stacioni Policor në Suharekë, i mbështetur edhe nga njësia e trafikut rajonal në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, më datë 28.07.2021 ka realizuar planin operativ “Alkotesti 2021” me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve në komunikacion e me theks të veçantë kontrollimit të vozitësve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.
Siç thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, gjatë këtij operacioni janë kryer këto aktivitete policore:
-Janë kontrolluar 81 vetura
-Janë legjitimuar 214 persona
-Janë shqiptuar 5 fletëparaqitje për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit
-Janë konfiskuar patentë shoferët deri në një vit
-Janë lëshuar tri tiketa drejtim i automjetit pa patentë shoferi dhe
-4 fletëparaqitje për tejkalim të shpejtësisë.
Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me planin operativ si dhe ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor me qëllim të ofrimin e sigurisë sa më të mirë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve në trafik. /arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...