Google ADS

Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni, regjistrohen 54 pacientë të rinj me coronavirus

14:20 | 29 Korrik 2021
V. S.

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik gjatë 24 orëve të fundit nga 3.764 testime janë regjistruar 54 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 16 janë në Shkup, 9 në Tetovë , me nga 6 raste Dibra dhe Manastiri, 5 Kumanovë, Koçani 3, me nga 2 Gostivari dhe Strumica dhe nga një Prilepi, Kavadari, Ohri, Radovishi dhe Vallandova.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 12 pacientë dhe nuk është regjistruar pacient i vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronaviurs janë diagnostifikuar gjithsej 1156.225 pacientë me coronavirus, ku 150.333 prej tyre janë shëruar dhe 5.491 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 401./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme