Google ADS

Aksident mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person

12:52 | 29 Korrik 2021
A. B.

Sot ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gollaku në Prishtinë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 në rrugën Gollaku në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme