Në përvjetorin e 31-të të Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi kryetarit të saj, z. Sulejman Ugljanin.
Kryeministri Kurti ka vlerësuar kontributin e kësaj partie për mbrojtjen e të drejtave të boshnjakëve në ish-Jugosllavi dhe angazhimin kundër diskriminimit etnik e fetar.
Më vjen mirë që sot partia juaj i ka bashkuar forcat me partitë shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, dhe mbrojnë së bashku të drejtat e të dy popujve në Kuvendin e Serbisë, ka shkruar në urim kryeministri Kurti./arbresh.info/
Urimi i plotë i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:
I nderuari z. Ugljanin,
Në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe në emrin tim personal, shfrytëzoj rastin t’ua uroj përvjetorin e 31-të të themelimit të Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak.
Partia e Aksionit Demokratik ka qenë prijëse e përfaqësimit politik të boshnjakëve në ish- Jugosllavi, derisa ju si dega e saj në Sanxhak, nuk keni pushuar së luftuari për liri e barazi, për drejtësi e mirëqenie, për të gjithë, kundër diskriminimit etnik e fetar ndaj popullit tuaj.
Më vjen mirë që sot partia juaj i ka bashkuar forcat me partitë shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, dhe mbrojnë së bashku të drejtat e të dy popujve në Kuvendin e Serbisë.
Želim vam puno plodnog rada i uspjeha u vašoj daljnoj političkoj djelatnosti.
Sa poštovanjem,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Policia me aksion në Prizren, arreston tre persona për fajde...
Ushtarët letonez të KFOR-it patrullojnë përgjatë vijës kufit...
Bislimi u takua me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen
Interes i lartë për vaksinimin kundër gripit sezonal në Pris...
Uragani “Helene” në SHBA, mbi një milion banorë pa energji e...
Nesër do të bëhet përurimi i Klinikës së re të Ortopedisë