Patrulla e policisë së Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, derisa ishte në pikë kontrolli, në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, e paralajmëron drejtuesin e një automjeti të udhëtarëve ,me shenjë (bateri dore dhe drita rrotative të automjetit të policisë ), të ndalet, mirëpo i njëjti automjet nuk ndalet dhe vazhdon rrugën në drejtim të Gjilanit me shpejtësi të pakontrolluar, duke rrezikuar vetën dhe të tjerët, pjesëmarrës në komunikacion, transmeton arbresh.info.
Policia, pas këtij veprimi , i shkon pas këtij automjeti, duke e paralajmëruar që të ndalet dhe arrijnë ta ndalojnë, tek në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Drejtuesi i automjetit, me tu ndalur, nuk përfill asnjë urdhër të policisë, nuk prezanton as dokumentet për identifikim, duke qenë edhe agresiv, i cili dyshohej se ishte edhe nën ndikimin e alkoolit, pjesëtarët e policisë, pas shumë përpjekjeve të tyre , për të kryer detyrat e tyre, të detyruar nga sjelljet e tij, për shkak edhe të sigurisë së tij personale dhe të tjerëve, e arrestojnë të dyshuarin me inicilaet N.A (M/K) i moshës 45 vjeçar nga Ferizaj dhe e shoqërojnë në stacionin policor në Ferizaj.
Policia, për shkak të refuzimit të tij për tu testuar me alkooltest dhe mos ndaljes në shenjën stop të policisë , ndaj tij inicohen dy raste për kundërvajtje : Mos përfillje e urdhërva të ligjshëm, mos ndalje në shenjën stop të policisë dhe refuzim të testimit me alkooltest, sipas ligjeve në fuqi./arbresh.info/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...