Stacioni policor në Malishevë është njoftuar për një zjarr në fshatin Bubavec të komunës së Malishevës, ku është vërejtur se një mjet bujqësor (traktor) me rimorkio dhe i ngarkuar me ushqim bagëtish ishte i përfshirë nga zjarri.
Rasti është raportuar sot rreth orës 09:00, ndërkaq përveç dëmeve materiale lëndime në njerëz nuk ka.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e zjarrfikëseve dhe patrulla policore ku është vërejtur se një mjet bujqësor (Traktor) me rimorkio dhe i ngarkuar me ushqim bagëtish ishte i përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arritur që zjarrin ta lokalizojnë, por nga zjarri është djegur në tërësi ushqimi i bagëtive dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në traktor dhe rimorkio”, thuhet në njoftim.
Sipas informatave të para zjarri dyshohet që ka rënë pas kontaktit të ushqimit të bagëtive me telat e rrjetit elektrik.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe njësia e KEDS-it. /arbresh.info/
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...